Tahiri bëhet me skuadër të re

272

Ish-portieri i Hajvalisë, Petrit Tahiri është bërë me skuadër. Ai i është bashkuar Vushtrrisë, me të cilët fitoi titullin e kampionit para dy edicionesh.

“Ndjenjë shumë e mirë të kthehem në stadiumin ku u rrita si sportist dhe përjetova momentet më të mira të karrierës”, ka thënë Tahiri, shkruan Gazeta Sheshi.

Vushtrria garon në Ligën e Parë pa pretendime të mëdha për rikthim në Superligë për shkak të fondit jo të pasur të futbollistëve.