Tahir Batatina flet për sulmin fizik ndaj Bylbyl Sokolit, ky është versioni i tij

Drejtori ekzekutiv i Llapit, Tahir Batatina është mysafir në emisionin “90 Plus” në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Ai ka folur për rastin e sulmit fizik ndaj trajnerit Bylbyl Sokoli, duke shtuar se këtë rast do ta zbulojnë organet e hetuesisë.

Sipas tij, llapjanët nuk fshihen pas këtij sulmi.

“Ngjarja më e keqe që ka mundur të ndodh në futbollin e Kosovës. Çështja profesionale nuk ka të bëjë. Është një akt i shëmtuar. Mua më njohin shumë njerëz, e dinë karakterin tim. Unë jam gjithmonë i drejtpërdrejt. Çështjen profesionale nuk e ngatërroj me gjërat tjera. Unë kam kërkuar nga organet e hetuesisë vetëm për ta zbuluar rastin. Kam biseduar me ta, janë duke e hetuar por nuk e kanë asnjë informacion se si ka ndodhur rasti. Opinioni nuk duhet të mashtrohet. Jam asi personi që i zgjedhi problemet dhe mospajtimet sy më sy. Akt i montuar, të cilin duhet ta zbulojnë organet e rendit. Atëherë nuk do të jetë mirë ai person që e ka montuar rastin. Nuk ka ndodhur asnjëherë në jetë që llapjanët t’i bien askujt pas shpinës. Ju garantoj se nuk do të dalë prej Llapit ai që e ka bërë këtë. Ndoshta për ta mbuluar mossuksesin me gjëra të tilla. Nuk bën të gjuhet topi diku tjetër”, deklaroi Batatina.