Drenica ka pësuar disfatë në udhëtim te Ballkani dhe tashmë rrezikon seriozisht statusin e skuadrës elitare, shkruan Gazetasheshi.com.
“Kuqezinjtë” u mposhtën me rezultat 2-1 në Suharekë, megjithëse paraqitjen e futbollistëve po e vlerësojnë nga stafi teknik.
Ndihmëstrajneri i Drenicës, Johanes Tafaj ka thënë se ekipi nga Skenderaj tregoi paraqitje të mirë por nuk arriti të shënoj më shumë se njëherë.
Tafaj edhe në këtë ndeshje e ka udhëhequr Drenicën pasi trajneri Bledar Devolli ishte i suspenduar.
“E dinin se do të ishte shumë vështirë pasi përballë kishim një kundërshtar të fortë, i cili luan shumë mirë në shtëpi. E nisëm mirë por me të ulur ritmin e lojës, e pësuam golin e parë dhe kjo bëri që ekipi të bie psikologjikisht”, ka thënë Tafaj.
Drenica ndodhet në pozitën e parafundit të renditjes tabelare dhe rrezikon shumë mbijetesën.
Në kuadër të xhiros së 24-të, e cila zhvillohet në mesjavë, skuadra e Drenicës do të udhëtojë drejt Podujevës për t’u përballur me Llapin.
/Gazeta Sheshi/