TABELA: Tri skuadra ndajnë kreun me pikë të barabarta, dorëzohet Feronikeli!

Fitorja e Prishtinës në udhëtim ndaj Drenicës i ka mundësuar skuadrës kryeqytetase që të bashkohet me Dritën dhe Ballkanin në kreun e tabelës, shkruan Gazetasheshi.com.

Tri këto skuadra kanë tubuar nga 37 pikë dhe do të bëjnë luftë të ashpër deri në përfundimin e kampionatit.

Llapi ka shtuar në konton e saj tre pikë të rëndësishme për të marrë qetësinë e kërkuar në mesin e tabelës. Tashmë skuadra e Llapit numëron 28 pikë, aq sa ka edhe Feronikeli që tashmë duket e dorëzuar në mbrojtjen e tillit.

Të dielën priten të zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera, por aktualisht kjo është renditja tabelare.

/Gazeta Sheshi/