TABELA: Titulli vendoset në Drenas, Trepça ’89 e Gjilani në barazh

Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të xhiros 32 të Ipko Superligës.

Feronikeli me fitore ndaj Llapit ka ruajtur pozitën e parë, teksa duelin e fundit final me Prishtinën e zhvillon me dy pikë më shumë se kryeqytetasit, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndërkohë, lufta për t’i ikur barazhit ka nisur të qartësohet dukshëm, veçmas pas miqësorëve që u zhvilluan sot në Gjilan e Skenderaj dhe pas atyre që pritet të luhen në xhiron e fundit.

Në këtë aspekt janë goditur Trepça ’89 e Gjilani që me gjasë do të luajnë në barazh.

Kjo është renditja pas ndeshjeve të sotme