TABELA: Llapi dhe Ballkani barazojnë Dritën me pikë, Ferizaj rikthehet në zonën e ‘ftohtë’

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së gjashtë të Superligës me tri duelet e zhvilluara këtë të hënë, raporton Gazetasheshi.com.

Fitoret e Llapit dhe Ballkanit përballë kundërshtarëve të tyre Flamurtari, rrespektivisht Vushtrria kanë bërë që këto dy ekipe të barazojnë Dritën në renditjen tabelare me nga 11 pikë.

Humbja përballë Drenicës në shtëpi e ka rikthyer Ferizajn sërish në pjesën e poshtme të klasifikimit.

Ndërkohë që ‘kuqezinjtë’ nga Skenderaj tashmë marrin veten në mesin e tabelës.

Ja si ka ndryshuar edhe renditja tabelare:

Renditja tabelare në Superligë pas javës së gjashtë

/Gazeta Sheshi/