TABELA: 2 Korriku ‘eliminon’ Dukagjinin, i kryen shërbim Besës

Xhiro 29 e Ligës së Parë ka sjell duele tejet interesante. Dukagjini me humbjen nga 2 Korriku e ka humbur edhe pozitën e dytë, të cilën tashmë e ka zënë Besa pas fitores ndaj Arbërisë, shkruan Gazetasheshi.com.

Kësisoj, pejanët janë vetëm një fitore larg rikthimit në Superligë.

Ndërkohë, luftë e madhe është edhe në fundin e tabelës me Kikën dhe Bashkimin e Koretinit që rrezikojnë rënien në Ligën e Dytë.

Kjo është tabela pas xhiros 29 në Ligën e Parë

/Gazeta Sheshi/