Syzat 3D do te dalin jashte perdorimit se shpejti

Jeni bezdisur ndonjëherë nga mbajtja e syzeve 3D në kinema? Epo së shpejti nuk do tu duhet t’i përdorni fare më.

Sipas raportimeve nga MIT, shumë shpejt do të prezantohet një mënyre e re me të cilën audienca mund të shohë filmat 3D, pa qënë nevoja të përdoren syzet 3D.

Zbulimi i fundit është quajtur Kinema 3D e cila funksionon duke vendosur një sërë pasqyrash dhe lente prapa ekranit, duke u siguruar që shikuesit të jenë në gjendje të marrin një përvojë po aq të mirë sa më përdorimin e syzeve 3D.

Kinema 3D, akoma nuk është e gatshme për tu hedhur në treg pasi kërkon akoma punim në asetet e saj si pasqyrat dhe lentet, por sipas MIT do të jetë një ndër shpikjet legjendare dhe shumë të nevojshmë për kinemanë.