Surprizon Alban Bushi, tregon sekretin e De Biasit për pjesën e mbetur me Maqedoninë

159

Alban Bushi ka folur për “Supersport” para startit të pjesës së mbetur të sfidës ndaj Maqedonisë, ndërsa ka treguar se De Biazi do të luajë në sulm, madje edhe me 4 lojtarë në ofensivë.

“Taktika që do të përdorim në 15 minutat e mbetura nuk do ndryshojë nga ajo e djeshmja. Varet se si do të sillet kundërshtari, por ne do të luajmë në sulm, pse jo edhe me 4 sulmues.

Ndaj Maqedonisë do kërkojmë tri pikët, sepse barazimi nuk na nevojitet. Megjithatë, edhe nëse del barazim kjo ndeshje, nuk është fundi i botës. Edhe pse ne ishim pjesëmarrës në Europian nuk kemi ndonjë nivel shumë më të lartë se Maqedonia.

Gjimshiti? Tani është shumë mirë. Është gati për të hyrë në fushë”, deklaroi menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi.