Surprizë në Formula 1: Një hardhucë gjigante në pistë, nuk tallem (VIDEO)

149

Pilotët e Formulës 1 kanë plot rreziqe në punën e tyre, por ndeshja me një zvarranik në pistë sigurisht që nuk është menduar si një ndër to.

E megjithatë, kjo i ka ndodhur sot pilotit holandez të Red Bullit, Maks Verstapen, gjatë sesionit të tretë të provave të lira në pistën e Singaporit.

“Hou! Është një hardhucë gjigante në pistë. Nuk tallem”, ishte mesazhi në radio i pilotit 18-vjeçar, para se inxhinierët nga bokset t’ia kthenin me shaka: “Epo, dole ballë për ballë me Godzillën”.

Hardhuca ne piste

Fatmirësisht, kafsha e preu pistën në një çast kur nuk kishte trafik, duke mos shkaktuar ndonjë incident.

https://www.instagram.com/p/BKdBZ2wAk5T/