Operatori telefonik shtetëror, Vala do të jetë edhe zyrtarisht sponsor i Superligës së Kosovës.
Pas shkëputjes së marrëveshjes me Raiffeisen Bank, Vala do të sponsorizojë nivelin më të lartë të futbollit vendor.
Ndërkohë, tashmë i është vendosur edhe emri Ligës elitare, e cila do të quhet Superliga Vala, shkruan Gazeta Sheshi.
Marrëveshja pritet të zyrtarizohet posa të kthehet nga Brazili i pari i futbollit kosovar, Fadil Vokrri.