Superliga ndahet në dysh

516

Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fillimin e edicionit të ri të Superligës, opinioni futbolldashës ka krijuar përshtypjen për secilën skuadër.

Duke u nisur nga ky fakt, përforcimet dhe objektivat bashkë me disa rrethana tjera, Superliga është ndarë në dysh sa i përket skuadrave që kërkojnë titullin e kampionit dhe të tjerave që duan të mos kenë problem mbetjen në elitë, shkruan Gazeta Sheshi.

Në këtë mënyrë, Feronikeli, Besa, Prishtina, Llapi e Gjilani janë pesë skuadrat që kanë shpallur kandidaturën për titull të kampionit dhe do të zhvillojnë luftë të madhe për pozitën e parë.

Ndërkohë, ekipet tjera, Trepça ‘89, Liria, Hajvalia, Ferizaj, Trepça, Drenica dhe Drita nuk kanë pretendime për më shumë sesa një vend që siguron mbetjen në elitë, pa pasur telashe të mëdha.

Në fakt, Drita do të tentojnë më shumë pas organizimit të klubit dhe përforcimeve, por kjo skuadër i ka nisur me vonesë përgatitjet dhe njëkohësisht vuan mungesën e konkurrencës brenda ekipit.

Gjithsesi, edicioni i ri i Superligës pritet të jetë interesant, mbase më interesanti që nga paslufta, ashtu siç e pohoi pak ditë më parë edhe kreu i FFK-së, Fadil Vokrri.