Superliga me sy e vesh në Prishtinë dhe Podujevë, ja takimet që zhvillohen këtë të shtunë

Kampionati elitar në futbollin kosovar vijon me dy ndeshje tejet interesante këtë të shtunë, me ç’rast nga ora 14:00 do të takohen Prishtina – Besa, si dhe Llapi – Drenica, shkruan Gazetasheshi.com.

Në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit takohen dy klubet më të trofeshme në futbollin e pasluftës në Kosovës, teksa këtë edicion futen me ambicje diametralisht të kundërta.

Prishtina që synon rikthimin e titullit kampion pas tetë vitesh ka për objektiv të rikthehet te fitoret pas disa javësh, ndërkohë Besa që po lufton për të mbijetuar kërkon të vazhdojë me formën e mirë pas fitores së fundit në shtëpi ndaj Trepçës ’89.

Një duel tjetër interesant zhvillohet në Podujevë, me ç’rast skuadra e Llapit e pret atë të Drenicës.

Dy këto skuadra janë të uritura për fitore, sidomos ajo e Llapit që ende nuk e ka shijuar të parën këtë edicion.

Superliga – Xhiro 6

Arbëria 2-4 Ballkani (E premte, 16 tetor)

Prishtina – Besa (E shtune, 17 tetor – 14:00)
Llapi – Drenica (E shtune, 17 tetor – 14:00)

/Gazeta Sheshi/