Superliga mbyll siparin e xhiros me dy ndeshje tejet interesante, ja takimet që zhvillohen sot!

Pamje nga ndeshja Llapi vs. Ballkani | FOTO: Shpend Ahmeti

Kampionati elitar mbyll siparin e xhiros së 13-të me dy ndeshje tejet interesante, raporton Gazetasheshi.com.

Prej orës 13:00, Prishtina e pret Trepçën ’89 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa gjysmë ore më vonë në Suharekë nis takimi ndërmjet Ballkanit dhe Llapit. Ballkani është lider i Superligës me 26 pikë të mbledhura dhe synon të shënojë fitoren e nëntë këtë edicion.

Në anën tjetër, Llapi nuk ka pasur start të mirë, pasi në 11 ndeshje të luajtura deri më tash ka vetëm dy fitore. Renditet në pozitën e parafundit me tetë pikë të mbledhura.

E diel

Prishtina – Trepça ’89 13:00
Ballkani – Llapi 13:30

E shtune

Gjilani 1-0 Drenica
Feronikeli 1-0 Arbëria
Besa 1-4 Drita

Tabela aktuale

Fotografia e GazetaSheshi

/Gazeta Sheshi/