Superliga e Kosovës vjen sot me dy ndeshje tejet interesante

Ipko Superliga e Kosovës ka nisur me ndeshjen e parë kampionale, pas një pauze të detyruar prej afër tre muajve, për shkak të Covid-19, shkruan Gazeta Sheshi.

Në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ të Podujevës, Llapi e ka mundur Dukagjinin me rezultatin 4:1.

Ndërsa sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në Ipko Superligë e ku takohen Drita – Flamurtari dhe Feronikeli – Vushtria.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 16:00.

/Gazeta Sheshi/