Superliga e Kosovës humbet gjashtë vende në klasifikim, mbetet kampionati më i dobët në Ballkan

Superliga e Kosovës ka pësuar rënie në gjashtë pozita për dallim nga viti i kaluar në renditjen e bërë nga instituti IFHHS i statistikave, shkruan Gazetasheshi.com.

Kampionati elitar i Kosovës ndodhet në pozitën e 96-të të kampionateve nga anëtaret e vendeve që janë të pranuar në UEFA dhe FIFA.

Si për ironi të fatit, pavarësisht ngritjes së shpenzimeve dhe ardhjeve të trajnerëve dhe futbollistëve të huaj, futbolli kosovar ka pësuar rënie për gjashtë pozicionne nga viti 2018.

Madje, Superliga e Kosovës mbetet kampionati më i dobët në gadishullin Ballkanik.

Kampionati më i mirë nga Ballkani është ai i Kroacisë (18), i ndjekur nga ai grek dhe serb, ndërsa kampionati Maqedonisë Veriore renditet vetëm në pozitën e 77-të, duke humbur plotë 4 vende për dallim nga viti 2018-të.

Superliga shqiptare nuk ka lëvizur fare, pasi edhe vitin 2019-të e mbylli në pozitën e 69-të.

Klasifikimi i Superligës së Kosovës nga instituti IFHHS

 

Kështu pas plotë një dekade kreun e kampionateve më të mira në Europë, e ka marrë Premierliga angleze, që në këtë mënyrë e ka tejkaluar LaLiga-n.

Klubet angleze kanë dominuar bindshëm vitin e fundit, me Liverpoolin kryefjalë, që arriti të fitojë Ligën e Kampionëve si dhe SuperKupën e Europës, duke pasur parasysh se edhe finalja e Liga Europa përballë vuri dy skuafrat angleze, Arsenalin dhe Chelsean.

Klasifikimi i kampionateve më të forta në botë nga instituti IFHHS

Ndërkohë në vendin e dytë tashmë renditet kampionati brazilian, edhe atë falë paraqitjeve impresionuese të skuadrës së Flamengos. Pas tyre vjen kampionati spanjoll dhe ai italian, ndërsa për habi  të shumë tifozëve në vendin e 5-të renditet ai kolumbian.

/Gazeta Sheshi/