Superkupa e Prishtinës, kryeqytetasit triumfojnë ndaj Dritës në Antali

201

Prishtina ka fituar ndaj Dritës me rezultat 3-1 dhe kësisoj është shpallur kampione e Super Kupës së Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.

Kryeqytetasit kanë arritur që të fitojë titullin e parë në këtë sezon duke e mposhtur Dritën në finale

Në këtë ndeshje u panë shumë raste, sidomos nga klubi i kryeqytetit, të cilët në fund u shpallën edhe kampion.

Kastriot Rexha ishte golashënuesi i vetëm për Dritën në këtë ndeshje.

Prishtina tani vetëm shton rekordin e saj, duke u bërë klubi i vetëm që fiton këtë trofe 10 herë.

Ndiqeni dhe raportin e ndeshjes:

Drita – Prishtina 1-3

– Mbyllet ndeshja!

90+3′ GOOOOL… Alban Shillova (Pri) realizon brenda zonës pas asistimit të Mërgim Pefqelit (1-3).

 

90+2′ Tun Bardhoku (Pri) shpërdoron një rast të pastër shënimi, derisa gjuan pranë portës.

+5 minuta shtesë!

89* Zëvendësime te Prishtina: Tun Bardhoku dhe Alban Shillova inkuadrohen në vend të Qëndrim Zybës dhe Lorik Boshnjakut.

88* Zëvendësim te Drita: Betim Haxhimusa inkuadrohet në vend të Fidan Gërbeshit.

84* Zëvendësim te Prishtina: Mërgim Pefqeli inkuadrohet në vend të Leonit Abazit.

82′ Leutrim Kryeziu (Pri) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Leutrim Rexhepi, por gjuan jashtë portës.

81′ Festim Alidema (Dri) shpërdoron një rast 100% për shënim, derisa me kokë gjuan pranë portës.

80′ Kastriot Rexha (Dri) gjuan me kokë, por por pret Ardit Nika.

78′ Besnik Krasniqi (Pri) tenton ta parabolojë ‘gardianin’ Leutrim Rexhepi, i cili nuk e devijoi topin siç duhet, por topi shkon jashtë portës.

72* Zëvendësim te Drita: Ergyn Ahmeti inkuadrohet në vend të Erjon Vucajt.

71′ Vladica Brdarovski (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

69′ Leutrim Kryeziu (Pri) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Leutrim Rexhepi, teksa tenton ta shërbejë brenda zonës Qëndrim Zybën, por pasimin e tij e bllokon në momentet e fundit Fidan Gërbeshi.

68* Zëvendësim te Drita: Festim Alidema inkuadrohet në vend të Almir Ajzerajt.

65′ Lorik Boshnjaku (Pri) depërton bukur brenda zonës dhe del i vetmuar me ‘gardianin’ Leutrim Rexhepi, i cili pret goditjen e tij dhe shpëton gol të sigurt.

58′ Xhevdet Shabani (Dri) gjuan nga ndërprerja, por topi shkon mbi portë.

55′ Sabjen Lilaj (Pri) gjuan nga jashtë zonës, por goditjen e tij e dëbon Leutrim Rexhepi.

55′ Bujar Shabani (Dri) gjuan me kokë jashtë portës.

54′ Kastriot Rexha (Dri) gjuan me kokë, por e dëbon në fundore Ardit Nika.

50′ Leonit Abazi (Pri) gjuan brenda zonës me të majtën, por topi shkon mbi portë.

47′ Endrit Krasniqi (Pri) gjuan nga ndërprerja, por pret Leutrim Rexhepi.

– Starton pjesa e dytë!

* Zëvendësime te Drita: Vladica Brdarovski dhe Bujar Shabani inkuadrohen në vend të Ilir Blakçorit dhe Hamdi Namanit.

– Mbyllet pjesa e parë e lojës!

90+5′ Lumbardh Dellova (Pri) gjuan me kokë, por vetëm jashtë portës.

+5 minuta shtesë!

40′ Eglant Haxho (Pri) detyrohet ta braktis fushën e lojës për shkak të lëndimit, vendin e tij e zë Ardit Nika.

34′ Leutrim Kryeziu (Pri) ndëshkoht me karton të verdhë!

25′ Pasiguri në repartin defansiv të Dritës ndërmjet mbrojtësit Arago Jamal dhe ‘gardianit’ Leutrim Rexhepi, mirëpo nuk arrinë të përfitojë sulmuesi Leutrim Kryeziu dhe shpërdoron kështu një mundësi të mirë shënimi.

21′ GOOOOL… Besnik Krasniqi (Pri) realizon nga penaltia për ta rikthyer epërsinë e Prishtinës (1-2).

 

20′ Leonit Abazi (Pri) pengohet brenda zonës nga Ardian Limani dhe gjyqtari kryesor AbdulKadir Bitigen akordon penalti.

19 ‘ Sabjen Lilaj (Pri) gjuan mbi portë.

17’ Besnik Krasniqi (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

08′ GOOOOL… Kastriot Rexha (Dri) përfiton nga një gabim amatoresk i ‘gardianit’ Eglant Haxho dhe realizon për ta barazuar rezultatin (1-1).

 

05′ Leonit Abazi (Pri) depërton bukur nga krahu i majtë dhe tenton ta shërbejë Leutrim Kryeziun brenda zonës, por në momentet e fundit largon topin mbrojtja e gjilanasve.

02′ GOOOL… Qëndrim Zyba (Pri) gjuan me kokë pas harkimit të Endrit Krasniqit dhe realizon për ta zhbllokuar ndeshjen (0-1).

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drita: Drita: Rexhepi, Limani, Gërbeshi, Arago, Blakcori, Vucaj, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Rexha.

May be an image of text that says 'DFC Superkupa DRITA PPRISHTINA AXI 24 Rexha 17 Ajzeraj 27 10 Fazliu Xh.Shabani 7 20 Namani Vucaj BANKA REZERVE: 99. Ramadani, Brdarovski, 23. Islami, Ahmeti, 25. Shabani, 22. Haxhimusa, Alidema Coach:ArdianNuhiu PRESENTED BY PUZZLE MEDIA 5 Limani 18 3 4 Blakqori Arago Gërbeshi 94 Rexhepi WWV DRI'

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Kryeziu.

May be an image of text that says 'PERBERJA- XI SUPERKUPA E KOSOVES FCPRISHTINA K.F. DRITA GJILAN 35 HAXHO 2 B KRASNIQI 5 DELLOVA 34 BEKTESHI 18 MICI 7 BOSHNJAKU � 88 LILAJ 20 ZYBA 10 E KRASNIQI 23 ABAZI 9 KRYEZIU 1922 1947 E S”TUNE 23 JANAR. 12.00 MARDAN STADIUM f/FCPrishtina Zëvendësues: 12 Nika, 22 Muça, 4 Bardhoku, 8 Pefqeli, 77 Gavazaj, 27 Prapashtica, 17 Shillova. Kryetrajner: Zekirija Ramadani'
Gjyqtarë: AbdulKadir Bitigen, Ismail Sencan, Mustafa Savraniar, Abdullah Bugra Taskinsov.

Stadiumi: “Mardan” – Antalia

/Gazeta Sheshi/