Super talenti kroat kalon tek kjo skuadër (VIDEO)

310

“Është normale që Pjaca të mos ketë nënshkruar akoma me Juventus-in: në fillim duhet të arrihet marrëveshja mes bardhezinjve dhe Dinamos së Zagrebit. Klubet nuk kanë rënë akoma dakord. Lojtari ka shprehur dëshirën e tij për t’u transferuar tek Juventus”. Këto kanë qenë fjalët e Marko Naletilic, menaxheri i sulmuesit kroat.

https://www.youtube.com/watch?v=WjNSV_IWZDQ

“Kam marrë konfirmime verbale se dy klubet po negociojnë, – ka shpjeguar Naletilic, – për të gjetur sa më shpejt një marrëveshje. Për lojtarin interesohen gjashtë, shtatë skuadra të tjera. Pres që gjithçka të mbarojë javën e ardhme, por nuk e di se kur me saktësi. E vërteta është se Pjaca është afër Juventus-it, do të transferohet te ky ekip, por gjithçka mund të ndodhë deri kur nuk do të jetë arritur një marrëveshje mes Dinamos dhe bardhezinjve”.