Super Ronaldo, 3 rekorde brenda një nate magjike

160

Cristiano Ronaldo ishte protagonisti i madh në përmbysjen spektakolare ndaj Wolsburgut, duke prerë një biletë për në gjysmëfinale për ekipin e tij.

Portugezi barazoi rekordin e Lionel Messit që gjithashtu ka shënuar pesë herë nga tre gola në Champions League. Portugezi gjithashtu është golashënuesi më i mirë i historisë së Ligës së Kampionëve me 93 gola në 125 ndeshje të luajtura, ndërsa Lionel Messi ka shënuar 83 gola në 105 ndeshje.

Gjithashtu, Ronaldo kalon Juninho Pernambucano dhe barazoi rekordin e Alessandro Del Piero me 11 gola të shënuar me goditje dënimi në Ligën e Kampioneve.