Super përballje në nisje të pranverës, ja takimet që zhvillohen këtë të shtunë

Kampionati elitar në futbollin kosovar hap siparin me ndeshjet e javës së 18-të të cilat do të zhvillohen këtë të shtunë, raporton Gazetasheshi.com.

Vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, atje ku do të takohen Ballkani dhe Drenica, dy skuadra gjysmëfinaliste në Kupën e Kosovës.

Ballkani do të jetë i kompletuar pasi në dispozicion do të jetë edhe Jetmir Topalli që mungoi në ndeshjen e Kupës shkaku i kartonëve. Edhe Drenica e kompletuar do të udhëtoj drejtë Therandës, andaj loja e mirë dhe golat janë të garantuar.

Ditën e shtune luhet edhe ndeshja Prishtina-Vushtrria, një reprizë e asaj që u pa javën e kaluar kur kryeqyetetasit fituan lehtë dhe bindshëm 4-1 ndaj Vushtrrisë që luajti me skuadër të re, por që këtë herë priten disa ndryshime në përbërje.

Fotografia e FC Prishtina

Pavarësisht këtij fakti, edhe Prishtina sikurse Ballkani është kandidate shumë serioze për t’i fituar të dy trofetë sezonal, andaj fitorja e Prishtinës nuk vihet në diskutim.

Ndeshja e tretë e ditës së shtune luhet në Ferizaj ku skuadra vendase e pret Feronikelin, që nuk bindi shumë në lojë ndaj Lirisë në kuadër të Digitalb Kupës.

Ferizajasit duhet të jenë shumë të fortë dhe të vëmendshëm në shtëpi gjatë pranverës, përndryshe gjasat të mbetet në elitë do të jenë minimale. Feronikeli ka skuadër më të mirë, këtu nuk askush asnjë dyshim, mirëpo për ta arsyetuar favoritin duhet të fitoj të shtunën.

Të gjitha ndeshjet startojnë nga ora 13:00.

/Gazeta Sheshi/