Super-lajm për Trepçën

Duket se ditët e mira po rikthehen te gjigandi i futbollit kosovar KF Trepça.

“Xehtarët”, sot gjatë ditës kanë arritur marrëveshje për sponzorizim të skuadrës me kompaninë e fuqishme nga Prishtina “LAGUNA” SH.P.K, njofton kryetari i klubit Avni Haxhiu.

“”LAGUNA” SH.P.K eshte Compani me renome dhe profesionale me mbi 400 te punesuar sot ka nenshkruar me klubin tone per sponzorizim. Falenderojme stafin e companisë me te cilet do te kemi bashkëpunim ne te ardhmen”, ka shkruar Haxhiu në Facebook