Sulmuesi i Wolfsburgut, Maximilian Kruse, është bërë objekt humori në Gjermani, pasi ajo që i ka ndodhur është vërtet tragjikomike. Futbollisti i kombëtares gjermane humbi në tetor 75 mijë euro, sepse i harroi në… taksi!
Në fakt, ato euro Kruse i fitoi në një turne pokeri, por kur iku në shtëpi, i harroi në taksi. Më pas, ai njoftoi policinë, por paratë nuk u gjetën më.
Kruse më pas doli me humbje, sepse kur historinë e mësoi klubi i tij, i vendosi edhe një gjobë prej 25 mijë eurosh, sepse kishte shkuar pa leje në turne pokeri.
/Albeu/