Sulmuesi i Real Madridit transferohet në Bundesligë (Foto)

267

Skuadra nga Bundesliga, Wolfsburg ka siguruar shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, Borja Mayoral.

Sipas gazetës gjermane Bild, 19 vjeçari është duke kryer testet mjekësorë te skuadra gjermane, përcjell Express.

Klubi gjerman dhe Real Madrid tashmë kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të filialit të bardhë, sipas gazetës gjermane.

Wolfsburg ka arritur marrëveshje me Real Madridit që ta huazoj sulmuesin spanjoll deri në fund të sezonit.

Transferimi i Mayoral në Wolfsburg, mund ta sjell në Real Madridi mbrojtësin zviceran, Ricardo Rodriguez.