Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang ka arritur marrëveshje për transferim në Real Madrid, ka njoftuar e përditshmja gjermane “Express”.
Reprezentuesi i Gabonit ka kontratë me Dortmundin deri më 2010, përcjell “Lajmi.net”.
Por, ai do të largohet në fund të këtij sezoni në marrëveshje me vlerë prej rreth 100 milionë euro.
Largimi i Aubameyang do të jetë një goditje e rëndë për Dortmundin.
Mats Hummels dhe Ilkay Gundogan po ashtu pritet të largohen nga Signal Iduna Park, gjatë afatit kalimtar të verës.