Sulmuesi historik i Kosovës tregon diçka të veçantë

196

Albert Bunjaku, ndryshe mund të njihet edhe si sulmuesi historik i Kosovës.

Ai ka shënuar tre gola për Kosovën dhe është shënuesi më i mirë.

Ka shënuar golin e parë në ndeshjet miqësore, ka realizuar golin e parë pas pranimit në UEFA dhe FIFA dhe synon që ta bëjë një gjë të tillë edhe kundër Finlandës, që të realizojë golin e parë në ndeshjen e parë zyrtare të Kosovës.

Ai është shprehur optimist para përballjes me Finlandën.

“Ballafaqimi nuk do të jetë aspak i lehtë, por ne e dëshirojmë këtë fitore dhe unë me shokë do të japim maksimumin që të arrijmë këtë dhe t’i gëzojmë adhuruesit anë e mbanë. Kemi ekipin e mirë dhe secili mëendon veç në fitore”, ka thënë Bunjaku.

Albert Bunjaku ditë më parë e ka marr lejen nga FIFA që të luajë për Kosovën