Sulmohet një stadium futbolli në Irak: 26 të vrarë dhe 90 të plagosur

81

Së paku 26 persona janë vrarë dhe 90 të tjerë janë palgosur gjatë një ndeshje futbolli në qytetin e Alejadria-s, 50 kilometra larg Badgadit, kryeqendrës së Irakut, transmeton Gazeta Sheshi.

Televizioni amerikan, Fox News ka mësuar se menjëherë pas sulmit organizata terroriste, ISIS e ka marë përsipër sulmin. Kjo organizatë terroriste gjithashtu ka thënë se qëndron edhe prapa sulmeve të së martës në Belgjikë ku u vranë 31 persona dhe u lënduan 270 të tjerë.

Ngjarjet e fundit duket se kanë goditur rëndë botën e sportit, me ç’rast edhe ka dhënë sinjale frike për ndonjë rrezik të mundshëm edhe në kampionatin europian që pritet të mbahet gjatë kësaj vere në Francë.

/Gazeta Sheshi/