Sulmet në Bruksel, Facebook aktivizon Safety Check

127

Facebook ka aktivizuar më në fund Safety Check për Brukselin, pasi u përball për orë të tëra me telefonata për shpërthimet vdekjeprurëse.

Një mjet i tillë, ashtu si tek ngjarjet e Parisit në nëntor, e bën më të lehtë për t’i treguar familjarëve, miqve dhe të afërmve se jeni të sigurtë në zonë pas sulmeve terroriste.

Nëse një përdorues i Facebook ndodhet në zonë, dhe çekon veten si të sigurtë, ky mesazh do të shfaqet për miqtë e tij.

Fakti që një mjet i tillë nuk u aktivizua që në fillim ka sjellë mjaft kritika për rrjetin social, për më tepër që rrjeti i telefonave nuk punonte për një zonë të gjerë të Brukselit.

“Gjeni sa më shpejt dhe lidhuni me miqtë në zonë. Shënojini si të sigurtë nëse ata janë mirë”, thuhet në një mesazh të Facebook Safety Check, që për herë të parë u përdor në sulmet e Parisit në nëntor.

Facebook është kritikuar se nuk e përdor një mjet të tillë në vendet në zhvillim, por vetëm në Perëndim.