Sulm vetëvrasës në Pakistan: 13 persona të vdekur

120

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës të hënën në regjionin veriperëndimor të Pakistanit.

Bombarduesi hodhi vetën në erë në jashtë një gjyqi në zonën tregtare Shabqadar në distriktin Charsadda në provincën Khyber-Pakhtunkhëa, ka thënë policia.

Sipas zyrtarëve të spitalit, gra dhe fëmijë janë në mesin e të vdekurve.

“Ne kemi pranuar shtatë trupa, përfshirë dy gra dhe një vajzë të vogël”, ka thënë Asfandayar Khan, një punëtor i spitalit, raporton CNN.

Një inspektor policor ka thënë se edhe 18 persona janë plagosur nga eksplozivi.

Inspektori Ali Jan Khan nga stacioni policor i Shabqadar ka thënë se sulmuesi ka tentuar të hyjë brenda në gjyq.

“Sulmuesi vetëvrasës u pengua nga dy pjesëtarë të sigurimit, të cilët detyruan atë ta hedh vetën në erë jashtë gjykatës”, ka thënë ai. /GazetaExpress/