Suksesi i Suicide Squad nuk mund të ndalet as nga kritikët

Fiksimi i amerikanëve në filmat me superhero mundësojnë që këta filma të grumbullojnë shumë të holla në arkat filmike, edhe nëse kritikat për këta filma janë të tmerrshme.

Edhe pse filmi Suicide Squad qysh në lansimin e tij të pare pati kritika të ashpëra duke e cilesuar filmin si një nder filmat më te këqij të vitit, si duket fansave nuk po i bëjnë përshtypje këto kritika pasi që ky film debutoi në vendin e parë duke grumbulluar hiq më pak se 135 milion dollarë vetëm 3 ditë pas lansimit përcjellë GazetaSheshi.com.

Pas tij radhitet filimi me protagonist Matt Demon i titulluar “Jason Bourne ”i cili javën e mbylli me 22 milion dollarë duke grumbulluar gjithsej 103 milion dollarë. Listës i paraprinë komedia “Bad Moms”, filmi i animuar “The Secret Life of Pets”dhe top 5shen e mbyll filmi “Star Trek Beyond”. Ndiqni listën më poshtë.

1.Suicide Squad – $135,105,000

2.Jason Bourne – $22,710,000

3.Bad Moms – $14,204,000

4.The Secret Life of Pets – $11,560,000

5.Star Trek Beyond -$10,200,000