Suksesi i ‘dhelprave’ edhe në kinema, De Niro në rolin e Ranierit?

Bomberi i Leicesterit Jamie Vardy do të jetë objekt i një filmi, ndërkohë që pikëpyetjet ngrihen se cili aktor do të luajë rolin e trajnerit të ‘dhelprave’, Claudio Ranieri.

Suksesi që Leicesteri po arrinë në Premier Ligë nuk ka tërhequr vetëm vëmendjne e protagonistëve të futbollit, por edhe të kinematografisë.

“Do të më pëlqente të ishte Robert De Niro, edhe pse nuk e di nëse do të ishte i lumtuar, apo i mërzitur”,-ka thënë skenaristi Adrian Butchart sipas ‘The Sun’, lidhur me interpretimin e rolit të trajnerit Ranieri.