Suedi, lojtarët shoqërohen nga të moshuarit gjatë hyrjes në fushë (VIDEO)

136

Në futboll është zakon që lojtarët të shoqërohen nga fëmijë të vegjël teksa zbresin në fushë nga dhomat e zhveshjes, por klubi suedez i AIK Solnas e “shkeli” këtë rregull në përballjen me Geflen të dielën mbrëma.

Maskotet e moshuar

Në vend të fëmijëve, futbollistët e ekipit nga Stokholmi mbajtën përdore anëtarët më të moshuar të klubit gjatë daljes në fushën e stadiumit “Friends Arena”. Përmes kësaj nisme klubi synon të afrojë në stadium tifozë nga të gjitha moshat.

Natyrisht u desh pak më tepër kohë se zakonisht që zotërinjtë dhe zonjat në moshë të thyer të dilnin para tifozëve, të cilët megjithatë i pritën me duartrokitje të ngrohta.

Johanson

I pari mes tyre ishte ish-presidenti i UEFA-s në vitet 1990-2007, Lenart Johanson, sot 86-vjeçar.

https://www.youtube.com/watch?v=NTzOdgEIsII

Sa për kronikë, AIK-u fitoi 1-0 duke u ngjitur në pozitën e tretë të ligës së parë të futbollit në Suedi.