Suarezi nuk deshi që Torres të përjashtohet

111

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez beson se do të ishte më mirë sikur të përmbysnin rezultatin 11 kundër 11.

Barcelona fitoi 2:1 me dy gola të Suarezit, por Atletico ishte me një lojtar më pak nga minuta e 34, kur Torres u përjashtua me të kuq.

“Torres bëri dy ndërhyrje të rrezikshme. Mëkat i madh, sepse do të ishte më e madhe nëse do të fitonim me 11 lojtarë”, tha Suarez.