Suarez e kapi kundërshtarin mes këmbëve dhe në fund ndaloi: Veprimi i sulmuesit uruguaian që nuk u pa nga gjyqtari

203

Chelsea festoi në Bukuresht kundër Atletico Madridit duke fituar 1:0 në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Skuadra mysafire dominoi gjatë gjithë ndeshjes dhe në të gjitha aspektet ishte më e mirë, shkruan “Zeri.info”.

Golin e fitores e shënoi Olivier Giroud në mënyrë akrobatike, derisa Atletico e mbylli ndeshjen pa asnjë goditje në portë.

Sidoqoftë, detaji që gjyqtari nuk e pa në këtë ndeshje dhe që ishte të paktën për një karton të verdhë, ishte sjellja e Luis Suarezit.

Jemi mësuar që ta shohim atë të kafshojë futbollistë dhe t’i godasë, por kjo e fundit kalon çdo kufi.

Sulmuesi uruguaian kishte një “luftë” të madhe me mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger gjatë gjithë ndeshjes, por kjo siç shihet në videon e fundit nuk do koment.