Stupcat ironizojnë me Prishtinën: Arbëria e Dobrajës ju sosi, ju sakatoj

Stupcat kanë ironizuar me klubin e Prishtinës në një emision satirik sportiv.

Në një moment, Vedat Bajrami që luan rolin e moderatores fiktive të emisionit tallet me Mensur Safçiun i cili në këtë skeç luan rolin e kryetarit të Prishtinës.

“E njihni Dobrajën, fshatin e vogël n’komunë t’Lipjanit…A e njihni Arbërinë e Dobrajës, Arbëria e Dobrajës mundem me thanë që ju mundi ju sosi… tregom se cila është formula që një klub i një fshati të vogël si Dobraja të vijë e të i’u sakatojë” – ishin ndër të tjera fjalët e aktorit.

Ky skeç i stupcave është pëlqyer dhe shikuar shumë, duke qenë ndër më të ndjekurit të viteve të fundit.

Më poshtë mund ta shikoni videon e plotë:

STUPCAT – 12.10.2020

STUPCAT – 12.10.2020

Posted by Klan Kosova on Monday, 12 October 2020