Strakosha rikuperohet nga lëndimi, ja kur mund të kthehet gardiani shqiptar

99

Lajm i mirë për Thomas Strakoshën, i cili la pas dëmtimin e gjatë që kishte pësuar, dhe në ndeshjen ndaj Bayernit të Munchenit, e cila është e programuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Olimpico” të Romës me fillim nga ora 21:00, portieri i Kombëtares shqiptare është përfshirë në listën e trajnerit Simone Inzagi ndaj kampionëve të Europës në fuqi.

Nuk dihet ende nëse do të ketë minuta për të apo do të aktivizohet në ndeshjen ku bardhekaltërit do të sfidojnë Bolognas në fundjavë për kampionat.

Strakosha nuk luan që në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Parmës në 21 janar ku lacialët triumfuan me rezultatin 2-1.