Storia e dashurisë së yllit të Dortmundit me bukuroshen e ekranit është thjesht mbresëlënëse

Ylli i Borussia Dortmundit, Julian Weigl ndoshta e ka humbur transferimin e ëndërrave te Paris Saint-Germain në janar – por, së paku ai e ka ëndërrën kryesore te një vajzë.

Reprezentuesi gjerman është në lidhje me Sarah Richmond që prej vitit 2011, kur dyshja ishin vetëm 16-vjeçar.

Image

Tani, si 23-vjeçar, Weigl konsiderohet si njëri prej mesfushorëve të rinj më të mirë në botën e futbollit.

‘E qëndrueshme’ në jetën e Weigl ka qenë Sarah, e cila e kishte takuar Weigl kur lojtari ishte duke stërvitur në akademinë e 1860 Munich.

Nuk është e çartë se ku ata u takuan, por Sarah ishte sjellur në Mynih nga nëna e saj gjermane dhe babai i saj amerikan.

Çifti tashmë bashkëjetojnë së bashku, si dhe argëtojnë ndjekësit me fotografi të ndryshme në rrjetet sociale.

Image

Sarah ka studiuar radion dhe gazetarinë televizive dhe tani punon në një radio-stacion local, KiRaKa, që i dedikohet audiences së re.

Image

Ajo gjithashtu ka ueb-sajtin e saj, ku i zbulon interesat e saj për arkitekturë dhe interior dizajn.

Image