Steve Jobs nuk i linte fëmijet e tij të përdornin iPad-in

97

Ndonëse Steve Jobs ishte vetë ideatori dhe krijuesi i iPad-t dhe pajisjeve të tjera “i”, ai nuk i linte fëmijet e tij t’i përdornin ato me tepri, transmeton New York Times, duke cituar Nick Bilton-in, i cili ka kujtuar bisedën e tij me atëherë shefin e tij, Steve Jobs, pas lansimit të iPad-it të parë.

Kur Bilton e kishte pyetur Jobs-in nëse pajisja i kishte pëlqyer fëmijëve të tij, ai kishte thënë “Ata nuk e kanë përdorur atë. Ne ua kemi kufizuar kohën e përdorimit të teknologjisë në shtëpi”.

Bilton supozon që Jobs kishte vendosur kështu për të mos krijuar varësi ndaj pajisjeve teknologjike tek fëmijët e tij.