“Sterling bëri gabim që shkoi tek City”

163

Legjenda e Liverpool-it John Barnes mendon se sulmuesi anglez bëri gabim të madh që ndërroj ambient nga Anfield në Etihad Stadium. 21-vjeçari është transferuar për shifrën e 50 milionë funtave tek Manchester City në verën e shkuar, derisa në duelet e fundit ai ka dëshpëruar me paraqitjet e tij, transmeton Gazeta Sheshi.

“Futbollistët e rinj të cilët kalojnë një sezonë të mirë me klubet e tyre, duhet të pjeken për tri apo katër vite të tjera, jo të ndërrojnë menjëherë ambient. Gabimin e tillë sikurse të Sterling, e kanë bërë në të kaluarën edhe futbollistë të tjerë sikurse Adam Jonson, Jack Rodwell, Scot Sinclar e të tjerë”, ka thënë Barnes.

Ai gjithashtu ka theksuar se futbollistët nuk duhet të fokusohen vetëm në paratë që marrin, por edhe për karrierën e tyre personal.

/Gazeta Sheshi/