Parakusht themelor për zhvillim ekonomik është sigurimi i energjisë elektrike. Ndërsa viti 2016do të jetë një vit sfidues për sektorin e energjisë.
Kështu u tha në Forumin” Siguria e furnizimit me energji elektrike në Kosovë”. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se sektori i energjisë, mbetet nder sektorët me sfidues.
“Ne s’mund të lejojmë humbje të sektorit privat si pasojë e mungesës së energjisë”, tha ai.
Ai shtoi se objektiv i qeverisë mbetet siguria e furnizimit me energji elektrike, çmimet e përballueshme, rritje e investimeve private dhe krijim i vendeve te reja të punës