Statovci: Kam pasur mundësi t’i bashkohem stafit të profës tek Gjilani

721
Faruk Statovci, analist dhe trajner futbolli

Ish lojtari, tani trajneri dhe analisti kosovar, Faruk Statovci ka zbuluar se ishte afër bashkimit me klubin e Gjilanit në muajt e fundit.

Ai ka zbuluar se ishte një ndër kandidatët kryesorë për t’i bashkuar shtabit teknik të Bylbyl Sokolit, por që për arsye personale nuk iu bashkuar “Skifterave”, shkruanGazetaBlic Sport.

“Kam pasur mundësi t’i bashkohem stafit të Profës tek Gjilani, por për arsye personale nuk kam mundur t’i bashkohem. Megjithatë, për mua do të ishte nder të punojë me Bylbyl Sokolin”, tha Faruk Statovci në emisionin Kampionët, në Kanal 10.

Vlen të potencohet se aktualisht Gjilani është në vendin e katërt në Superligë.