Statistikë/ Barcelona del kampion nëse i ndjek numrat e sezonit të parë

143

Blaugranasit këtë vikend do ta zhvillojnë finalen e rradhës përballë Sporting Gijonit në luftën për mbrojtjen e titullit kampion në La Liga. Pavarësisht se skuadra e zemrës ndodhet në një pozitë mjaft të vështirë, për trajnerin e Barcelonës Luis Enriquen rëndësi ka vetëm fitorja, pasi çdo rezultat tjetër do rrezikonte tu humbiste sezonin.

Mirëpo nëse azulgranat ndjekin numrat e sezonit të parë nuk ka shumë vend për tu shqetësuar. Në katër ndeshjet e fundit, katalunasit kishin realizuar tre fitore dhe një barazim: 1-3 përballë Sporting-ut në udhëtim, 4-0 kishte mposhtur Betis-in dhe Granada-n në shtëpi, derisa kishte barazuar pa gola ndaj fqinjëve të Espanyol-it në Cornella, përcjellë informacionin Gazeta Sheshi.

10 pikë nga 12 të mundshmet janë të mjaftueshme për Barcelonën që të mbrojë titullin kampion, pasi orari i përcjellësve të tyre Atletico dhe Real Madrid-it është shumë më i vështirë në letër.

Atletico në këtë fazë të garave ndaj këtyre rivalëve kishte fituar vetëm 9 pikë nga 12 të mundshmet, ndërkohë Reali një më shumë, mirëpo që do ishte e pamjaftueshme për të kaluar Barcelonën në renditje.

/Gazeta Sheshi/