Statistikat favorizojnë Gjilanin ndaj 89-shit

149

Java 26 e Raiffeisen Superligës hapet nesër me duelin tejet interesant, Trepça ’89 – Gjilani, që nis nga ora 15:00 në stadiumin “Riza Lushta”.

Të dy ekipet kanë pikë të njëjta, nga 39, por mitrovicasit janë një pozitë më lartë (4) për shkak të goldallimit më të mirë se gjilanasit.

Të barabartë janë edhe sa i përket fitoreve këtë edicion. Gjilani e ka fituar sfidën e parë në Mitrovicë 0:1, kurse 89-shi triumfoi në udhëtim po ashtu 0:1.

Dhe, nëse është për t’i besuar statistikave të dy dueleve paraprake, atëherë përparësi i jepet skuadrës mysafire dhe si e tillë Gjilani mund të kthehet me maksimumin e pikëve.

Mirëpo, mbetet të shihet nëse do ta lejojë këtë 89-shi në sfidën që pritet të sjellë futboll të bukur për sy.

Dy ndeshjet e deritanishme

Java 10: Trepça ’89 – Gjilani 0:1

Java 21: Gjilani – Trepça ‘89 0:1