Start i furishëm i Arbërisë në Superligë, debuton me fitore ndaj ’89-shit

“Stuhia e Kuqe” ka goditur Mitrovicën. Skuadra e Arbërisë së Dobrajës ka startuar në mënyrën më të mirë të mundshme në kampionatin elitar, derisa në ndeshjen debutuese ka triumfuar ndaj Trepçës ’89 në udhëtim me rezultat të pastër (2-0), raporton Gazetasheshi.com.

Kreshnik Bahtiri ka shkruajtur me shkronja të arta emrin e tij, teksa u bë golashënuesi i parë në edicionin 2020/21 në kampionatin elitar dhe njëherit futbollisti i parë që shënon në Superligë për klubin e Arbërisë.

Bahtirit i ka ndihmuar zëvendësuesi Agon Llugiqi, i cili me një shënim tjetër në pjesën e dytë i dha ‘vulë’ fitores së skuadrës së Arbnor Morinës në “Riza Lushta”.

Këto janë tre pikët e para të skuadrës së Arbërisë në Superligë, teksa shfaq hapur ambicjet se këtë edicion nuk janë për turizëm në kampionatin elitar.

Punë e vështirë e pret skuadrën e Shpëtim Idrizit këtë edicion, derisa mbijetesa duket të jetë ‘mision’ edhe këtë sezonë.

Gazeta “Sheshi” ju transmeton rastet, golat dhe momentet më interesante të ndeshjes:

Trepça ’89 vs. Arbëria 0-2

– Mbyllet ndeshja!

+4 minuta lojë shtesë!

* Zëvendësim te Arbëria: Korab Hasani dhe Hysen Bytyqi inkuadrohen në vend të Agron Bruqit dhe Sunaj Hasanit.

87′ Arb Manaj (T’89) gjuan jashtë portës nga afërsia.

83′ Arb Manaj (T’89) gjuan me kokë, por e dëbon në fundore Donat Kaçiu.

80′ Qlirim Kashtanjeva (Arb) gjuan nga jashtë zonës, por vetëm jashtë portës.

79′ Zëvendësim te Trepça ’89: Zeki Ademi inkuadrohet në vend të Milot Avdylit.

* Muharrem Jashari (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

* Donat Kaçiu (Arb) ndëshkohet me karton të verdhë!

76′ Goool… Agon Llugiqi realizon në portën e zbrazët dhe dyfishon epërsinë për skuadrën mysafire (0-2).

75′ Sunaj Hasan (Arb) ndëshkohet me karton të verdhë!

* Zëvendësim te Arbëria: Agon Llugiqi inkuadrohet në vend të Gëzim Rusit.

* Zëvendësim te Trepça ’89: Charles Kwarena inkuadrohet në vend të Mohamed Darwish.

69′ Mohamed Darwish (T’89) gjuan nga afërsia, por pret ‘gardiani’ Donat Kaçiu.

68′ Sunaj Hasan (Arb) gjuan nga afërsia, por godet vetëm pingulen, nga topi i kthyer Kreshnik Bahtiri gjuan, por edhe goditja e tij ndalet nga pingulja.

* Zëvendësim te Arbëria: Çlirim Kashtanjeva inkuadrohet në vend të Almir Kryeziut.

61′ Sadat Berisha (T’89) provon goditjen me kokë, por pret me mund të madh ‘gardiani’ Donat Kaçiu.

60′ Mohamed Darwish (T’89) gjuan nga ndërprerja, por topi shkon mbi traversë.

* Zëvendësim te Trepça ’89: Rilind Nimani inkuadrohet në vend të Robert Rrahmanit.

55′ Gëzim Rusi (T’89) gjuan mbi portë nga një pozitë ideale për shënim, pas shërbimit nga Almir Kryeziu.

52′ Albert Kaqiku (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

– Starton pjesa e dytë!

* Zëvendësim te Arbëria: Dior Zabërgja inkuadrohet në vend të Ergon Hysenit.

– Mbyllet pjesa e parë!

45+5′ Ardian Muja (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

45+4′ Bruno Arrabal (Arb) ndëshkohet me karton të verdhë!

45+3′ Almir Kryeziu (Arb) godet pingulen nga afërsia.

45+1′ Lëndohet rëndë futbollisti Ergon Hyseni (Arb)

+5 minuta lojë shtesë!

25′ Mohamed Darwish (T’89) gjuan nga jashtë zonës, por në fundore e dëbon topin Donat Kaçiu.

17′ Goool… Kreshnik Bahtiri (Arb) ka kaluar në epërsi skuadrën e Arbërisë (0-1).

Fotografia e Gazeta OLLE

06′ Robert Rrahmani (T’89) gjuan jashtë portës, pasi që u shërbye nga Muharrem Jashari.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare: 

Fotografia e Sporti në KlanKosova

Gjyqtarë të kësaj ndeshje do të jenë: Alban Shala, Granit Hyseni, Fatlum Jashari dhe gjyqtar i katërt Dardan Çaka.

Ky ballafaqim do të zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës me fillim nga ora 16:00.

/Gazeta Sheshi/