Stadiumi në Suharekë është pothuajse gati: Këtu do zhvillohet super sfida Ballkani – Gjilani

Gjithçka po thuhet të jetë gati për muajin shkurt, derisa për qytetarët e Suharekës është rezervuar një super përballje.

Në “Stadiumin e qytetit në Suharekë” do të ndeshen Ballkani dhe Gjilani në kuadër të rrethit të katërt të DigitAlb Kupës, derisa ky impiant është në përfundim të rikonstruktimit, raporton Gazetasheshi.com.

https://facebook.com/Ballkani1947/photos/a.1872570076314035.1073741829.1868366636734379/2014331465471228/?type=3&theater

Ballkani pozicionohet në vendin e 3-të me 34 pikë të grumbulluara dhe është kandidat kryesor për t’u futur në Superligë.

Ndërsa, Gjilani në Superligë pozicionohet në vendin e 8-të me 26 pikë të grumbulluara.

/Gazeta Sheshi/