"Stadiumi i ri Loro Boriçi është gati, këtu do të luajë edhe përfaqësuesja e Kosovës"

262

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se stadiumi i ri i Shkodrës ka përfunduar. Duke shpërndarë pamjet në rrjetet sociale, Rama shkruan me kënaqësi dhe entuziazëm:

“Loro Boriçi” i rilindur, gati për kolaudim në Miqësoren e 31 gushtit me Marokun dhe për ndeshjen e parë prej vërteti të Kuqezinjve me Maqedoninë në 5 shtator për eliminatoret e Botërorit 2018

Një stadium europian për Shqipërinë dhe Shkodrën, ku do të luajë eliminatoret e Botërorit edhe përfaqësuesja e re e Kosovës

Në këtë vepër, – nënvizon kreu i qeverisë në përfundim, – është investuar nga Qeveria Shqiptare për futbollin, 18 herë më shumë se në 23 vjet (1990-2013) të marra së bashku”.