Me pranimin e futbolli kosovar në UEFA dhe FIFA, janë shtuar edhe punimet në infrastrukturën e stadiumeve nëpër klubet tona.
Vëmendja më e madhe është tek intensiteti i punës në rindërtimin dhe përmirësimin e gjendjes në stadiumin e kryeqytetit.
Aty veç se kanë nisur punimet, si në pjesën e brendshme të stadiumit ashtu edhe në të jashtme.
Për shkak të këtyre punimeve që po zhvillohen në këtë stadium, FC Prishtina fazën e stërvitjeve po i zhvillon në stadiumin e Flamurtarit.