Stadiumi “Fadil Vokrri” patjetër duhet të posedojë VAR, ky është vendimi i UEFA-s

UEFA sot ka dalë me njoftim se kualifikueset për kampionati Botëror, Katar 2022 do të monitorohen nga VAR.

Pas këtij vendimi, stadiumi “Fadil Vokrri”, ku Kosova do t’i luaj ndeshjet si vendas duhet patjetër të pajiset me teknologjinë.

“UEFA ka vendosur që VAR të përdoret në ndeshjet e Play-off gjatë muajit Mars, dhe në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës gjatë vitit 2020, që pritet të aprovohet më vonë nga FIFA“, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Pajisjet e tilla për një stadium kapin shifrën nga 150.000 euro deri në një milion.

Për të funksionuar si duhet VAR në një stadium, duhet të ketë të paktën 16 kamera, monitorët në dhomën e VAR, monitori kryesor i vendosur në stadium si dhe sistemi i instalimit.