Sporti italian solidarizohet me viktimat e tërmetit, Juventusi ndan 150 mijë euro

115

Futbolli dhe sportet tjera në Itali janë bashkuar për viktimat e tërmetit që ndodhi ditë më parë në këtë vend.

Në të gjitha ndeshjet e Serie A dhe Serie B do të mbahet një minutë heshtje për 250 viktimat.

Juventusi që ka ndarë nga Fonacioni Agnelli mbi 150 mijë euro për të asistuar për viktimat, ndërsa ka ndarë edhe dy bileta për një darkë me trajnerin Max Allegri, që do të shiten në ankand.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka luajtur për Amatrice Calcio (vendimin ku e ka kapur tërmeti) kur ka qenë i ri. Ai ka premtuar ndihmë për këtë vend.

Po ashtu të gjitha sportet tjera do të bashkohen për të nderuar viktimat me yje si Valentino Rossi dhe Tania Cagnotto.