Spektakël i Kosovës, mund Shqipërinë me rezultat ‘tenistik’

113
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka mposhtur Shqipërinë 6:2 në finalen e turneut “Adem Jashari” në futsall.

Takimi që u zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, u dominua nga djelmoshat e përzgjedhësit Ramadan Cimili.
Lojtari më i dalluar ishte Ramadan Alaj që shënoi katër gola, shkruan Gazeta Olle. Alaj u zgodh lojtari më i mirë i turneut.

Dobroshi dhe Brovina realizuan nga një gol, kurse Karaj dhe Bregu shënuan për Shqipërinë.
Pas pjesës së parë, rezultati ishte 4:1 për Kosovën.
Ndeshjen e ndjekin rreth 700-800 shikues. Kosova në gjysmëfinale kishte mposhtur Turqinë, pas penalltive.