Speciale: Këto janë datat që nuk duhet ti humbisni këtë verë për të parë spektakël futbollistik

306

Sezoni i verës është i destinuar për pushime. Por, zhvillimi i Kampionatit Europian, Lojërave Olimpike si dhe Superkupave të ndryshme nuk do të ju lënë në asnjë moment të braktisur nga futbolli.

Në vazhdim Gazeta Sheshi ju sjell datat në të cilat nuk duhet ti humbisni për të parë spektakël futbolli:

5 gusht: Kampionati holandez
Liga e futbollit holandez është e para që hap siparin për sezonin e ri, derisa shumë prej kampionateve europiane janë ende në vlugun e përgatitjeve. PSV fillon mbrojtjen e titullit më 6 gusht, derisa dueli që do e hapë kampionatin holandez do jetë ai ndërmjet NEC Nijmegen-PEC Zwolle, me fillim nga ora 20:00.

6 gusht: Superkupa e Francës
Unai Emery kërkon trofeun e parë me skuadrën e tij të re Paris SG, derisa më 6 gusht me fillim nga ora 20:45 do përballet me Olimpique Marseillen në Superkupën e Francës. Koha për të parë Parisin e ri.

7 gusht: Community Shield
Leicester City dhe Manchester United do të ndeshen përballë njëra tjetrës më 7 gusht në ora 17:00, në kërkim të trofeut të parë sezonal. Fituesi i ligës do përballet me fituesin e kupës në trofeun e Community Shield.

9 gusht: Superkupa e Europës
Real Madrid dhe Sevilla do jenë sërish përballë njëra tjetrës në një tjetër edicion të Superkupës së Europës, derisa kanë dalë sërish fituese e Ligës së Kampionëve, rrespektivisht Europaligës. Dy vite më parë mbretërit triumfuan 2-0 me golat e Cristiano Ronaldos, që për fatin e keq do mungojë në këtë përballje.

12 gusht: Liga franceze
Kampionati francez fillon me 12 gusht në duelin e parë si mysafir të kampionëve në fuqi Paris SG përballë Bastias, në duelin që fillon nga ora 20:00.

13 gusht: Premierliga angleze
Pa as edhe një dyshim. Kampionati më i çmendur në kontinentin e vjetër fillon siparin me 13 gusht, në përballje direkte të trajnerëve më të mirë në botë: Guardiola, Mourinho, Conte, Wenger, Klopp, Ranieri, Pochettino, me derbi qysh në javën e parë ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit, që zhvillohet me 14 gusht në ora 17:00.

14 gusht: Superkupa e Gjermanisë
Carlo Ancelotti luan letrat e para të rrezikshme me Bayern Mynh, derisa më 14 gusht do ballafaqohet me Borussia Dortmund në finalen e Supekupës së Gjermanisë, që fillon nga ora 20:45.

14 gusht: Dueli i parë i Superkupës së Spanjës

17 gusht: Dueli kthyes i Superkupës së Spanjës

Barcelona dhe Sevilla në një tjetër finale do ndeshen përballë njëra tjetrës, derisa këtë herë me objektiv do jetë Superkupa e Spanjës. Dueli i parë zhvillohet më 14 gusht në Sanchez Pizjuan, derisa ai kthyes pas tri ditësh në Camp Nou.

16-17 gusht: Duelet rundit të fundit kualifikues për në Champions

23-24 gusht: Duelet kthyese

1461779525259_lc_galleryImage_UEFA_Champions_League_troLiga e Kampionëve edicionin e fillon në muajin gusht me duelet kualifikuese, derisa datat 16-17 gusht si dhe 23-24 gusht janë përcaktuese për skuadrat që do e kapin trenin e fundit për tu kualifikuar në fazën e grupeve.

19 gusht: La Liga
Kampionati spanjoll i futbollit fillon më 19 gusht me duelin ndërmjet Malagas dhe Osasunas. Një ditë më vonë Barça nisë mbrojtjen e titullit ndaj Deportivo La Corunas, derisa një ditë pas Real Madrid në kërkim të rikthimit të titullit në Bernabeu, megjithëse sfidën e parë e zhvillon në udhëtim tek Real Sociedad.

20 gusht: Serie A
Edhe kampionati italian fillon në fundin e muajit gusht. Megjithëse ende nuk është hedhur shorti për edicionin e ri, tashmë është mësuar se 20 gushti do jetë data kur do fillojë kampionati italian.

26 gusht: Bundesliga
Kampionati gjerman i futbollit do fillon më së voni sezonin, derisa më 26 gusht edhe zyrtarisht do fillojë kampionati me Bayern Mynih që mbrojtjen e titullit e nis ndaj Werder Bremen me fillim nga ora 20:30.

26 gusht: Shorti i Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës
Në gala mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për futbollistët më të mirë të sezonit të shkuar në Champions, njëherit edhe hidhet shorti për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës.

Përgatiti: Drilon SYLEJMANI

/Gazeta Sheshi/